Posted by: mamadhia | January 26, 2008

I vetem kundra botes

Zgjohem ne mengjes.Kthej koken majtas.Gruaja nuk eshte ne shtrat.Filloj te shetis neper shtepi , por as gruan dhe as femijet nuk i gjej.Mendoj mos ka shkuar nga mamaja e saj , ndaj e telefonoj por nuk pergjigjet njeri.Vendos te shkoj vete atje.Dal rrugeve, nje qetesi e papare.Asnje njeri ne asnje vend.Rruget jane krejtesisht te boshatisura.Askush neper kafenera,askush neper shkolla,asnjeri ne pune, gjithandej bosh.As tek njerezit e mi dhe as te te gruas nuk gjeta askend.I hip makines ta kerkoj familjen time dhe bredh shume qytete por nuk gjej gje , jo vetem ata por dhe askend tjeter nuk me ze syri.Habia ka arritur kulmin tashme.

Per fat te mire zoteroj nje patente si pilot dhe i hipi avionit te pare me te cilin ndeshem.Shkoj neper shume vende te botes, por gjithandej perballem me te njejten gje.Rruge dhe shtepi,vende bosh pas asnje njeri.Nuk lashe kontinent pa pare, gji pa vizituar,ishull pa kaluar, por gjithandej rastisa ne te njejten gje.

Me ne fund pas shume kohesh kerkimi , ne nje kasolle te vjeter ne ishujt Maldive gjej nje foto ne te cilen plot 5.999.999.999 vete ma bejne me dore duke qeshur.Kthej foton nga prapa dhe lexoj shenimin e tyre: TRAP PO TE LEME!

Po mire , po si xhanem , pse me late njehere,- them me vete.Ç’bij kurvash..

Lexuar ne nje gazete humorisitike shqiptare ne 1992.Poshte kishte si shenim:”humor,çmenduri njerezore”.Me ka zbavitur shume ndaj doja ta ndaja me ju.

solli per Mamadhine: Eni 


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: