Posted by: mamadhia | June 21, 2007

Varet ku ndodhesh…:)

Demiri Nexhin e donte shumë,
 Por u martuan pa bërë zhurmë
 Shpejt celebrimin, një tuf’ me lule
 Dhe muaj mjalti bënë në hyrje.
 Ditë kaluan, kaluan muaj,
 Lezeti doli si burr’e grua.
 Në vend të seksit, të dy çdo natë,
 Mendjen e vrisnin: S’dalin paratë.
 Pa, ç’pa Demiri, filloi t’lëvizë.
Hyri në borxh, bleu një vizë.
Gjeti një shok që kish taksi:
Nexhi, po nisem për në Greqi!
Gruaja qau, u mërzit shumë.
Pestetreherë tha: Qyqja unë!
Por ç’ halle kishin, e dinte mirë,
Ndaj “rrugtëmbarë” tha pa dëshirë.
Shpirt, shtoi pastaj, të më premtosh,
Nëpër Greqi, ngado të shkosh,
Dua të mbetesh Demiri vjetër.
Mos më tradhto me asnjë tjetër!
 -Kurrë, e dashur! Mos u mërzit!
 Ta garantoj me qintpërqint.
 Po edhe koha s’më premton fare.
Vizën e kam veç njëvjeçare.
 Dhe unë, këtu, ty do të pres.  
S’shkoj me kënd tjetër, ta di se vdes
 S’më hyn në sy as më i miri.
Ia tregoj vendin çdo lloj qafiri.
 E dhanë premtimin, pastaj u puthën,
U nis Demiri, e mori rrugën.

 Në Greqi mbrriti që atë natë,
 Tek ca të afërm në Kallamatë.
 Mirë s’i erdhi, por nuk e zgjati
Ishte Demir, u bë Dhimitraqi.
Pak kohë më vonë, për pak lefta,
Në një kuzhinë gjeti dhulja.

 Dhulepste shumë, gjer në të gdhirë.
 Kur kish pushim, rrinte veç shtrirë.
 Gjë tjetër s’dinte punë e shtëpi,
 Rrallepërmall një gotë krasi.
Siga – siga, afroi viti.
 Një ditë erdhën ca shokë sto spiti.
 Eja me ne, Demir, bre burrë!
 Shkoi një vit, ti ske dalë kurrë.
 Rezistoi pak, por s’kish ç’të bënte,
 I kishte shokë, ia mbushën mendjen.
 Dolën sëbashku, të gjithë parea.
 E morën rrugën nga kafeneja…
Goxha megallo ishte taverna.
 Të ngrënë, të pirë, kishte dhe femra.
 Vera Demirit faqet ia skuqi
 E shpirtin peshë ia çoi buzuqi.
 Mesin e natës kur e lanë pas,
 Nj’alamet femër erdhi u qas.
 Dukej sëlargu që ishte zuskë.
Një shok në vesh: E njoh, është ruskë.
 Po të pëlqen, mundet t’i thuash.
 Jepi leftanë, bëji çtë duash.
Ai nuk priti dy herë ti thonë.
E mori ruskën, zuri një dhomë.
 Drejt tek krevati shkuan pa fjalë
Edhe u zhveshën ngadal – ngadalë.

 Përpjetë Demirit i hidhej zemra.
Kishte një vit, s’dinte çish femra.
 U shtri ajo, ai po sipër.

 Po atë çast iu errën sytë.
 Porsi rrufe kur kthjellt është qielli,
 Përpara syve i doli Nexhi.
 Mirë s’e kish futur, në çast e hoqi.
 Me sa zë kishte, bërtiti: Oqi!
 Ruskës i tha tek vishte brekët:
 Perimeni ligo.S’kam çi bëj gjinekës!
 Ç’ta zgjat më shumë, kaq historia.
Një javë më vonë, stin Allvania.
Xhepin me pare, një thes me plaçka.
 Gruaja priste, kish dalë përjashta.
Pasi u puthën, u panë, u çmallën,
 Pa qejf Demiri, e mori fjalën.
 Fill e për pe, ndonse i lodhur,
 Tregoi me ruskën ç’i kishte ndodhur.
Qyqja, Demir! I zi, ç’më thua!
 Të paska ngjarë njësoj si mua!
 Po , shyqyr Zotit, ke qënë me fat!
 Munde të ikje, se ishe lart.
 Dhe mua m’erdhën prapë mendt në kokë.
 Desha të ikja, po isha poshtë!


Responses

  1. Bukur !😀

  2. nuk e di sepse por me kujtoi ate poemen e Çajupit ne stil!shume e lezetshme dhe kreative!
    Eni

  3. hahaha😀😀

    Shume lezetshem.

  4. hehehehehe!😛

  5. shum mir bravoo suksese

  6. Sikur të më kishe përmendur edhe mua si autor të poezisë së mësipërme, s’do kishe bërë keq.


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: