Posted by: mamadhia | April 17, 2007

Mbi te verteten dhe leshin

Marre nga libri imagjinar: “Keshilla per Zotin nga njerezit mendjemedhenj”Kapitulli 3: Letra dhe kerkesa per rimodelimin e qenies

I dashur Zot,

Nese je aty ku thone qe je, megjithese nuk merret vesh mire se ku tamam, te lutem ma ploteso kete lutje:
Une jam konfuze nga natyra. Nisem me qellime te mira, po njerezit e kuptojne ciltersine time dhe me shfrytezojne. Jam e pashme dhe e re ne moshe. Per kete te falenderoj, por ky eshte njekohesisht edhe problem. Meshkujt, o Zot, ma blejne mendjen kollaj. Me mashtrojne te poshtrit. Pastaj me hedhin tutje si lecke. Nuk arrij ta kuptoj kurre kush me vlereson vertet, e kush jo. A mund te sajojme ndonje si tip “shenje dalluese”? P.sh., nese meshkujt mashtrues ti i ben te kene shume lesh, une, dhe jo vetem une, mund t’i njoh qe larg. Sa me mashtrues, aq me shume lesh. Sa me shume mashtrojne, aq me shume t’u rriten leshte. A behet gje? Si thua? Vetem se kam frike se rruges do shihja jo me njerez normale, po topa te medhenj me lesh qe rrokullisen andej-kendej. Nuk e di. Shif e bej vete.

Me respekt,
Nje fansja jote

Shenim: Pasi Zoti ja beri Forward kete leter 10 kompanive me te medha te produkteve te depilimit dhe rruajtjes, dy persona te pa identifikuar, me bluze me mbishkrim “Corporate America”, u pane mu ne mes te sheshit Skenderbej duke shperndare pamfleta me teme: “Degjoni zerin e gruas”.

Falenderojme Njeriun e çuditshem per postin:)


Responses

  1. lol
    ua dergova tere miqve te mi me lesh.

  2. ha ha Blete , ky komenti jot si vazhdimi i pjeses:)


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: