Posted by: mamadhia | February 16, 2007

Miliarderi !

MILARDIERI


Nje i papune kerkonte pune si pastrues tek zyrat e Mikrosoft-it.Pergjegjesi i personelit,i ben nje test(e shikon se si fshinte),me pas e interviston,dhe se fundi i thote:”Je i pranuar,me jep adresen tende e-mail,keshtu qe te te dergoj nje formular per ta plotesuar,dhe per te rene dakord per kontraten,keshtuqe mund te fillosh sa me pare”
I cuditur,i varferi i tha:s’kam kompiuter,dhe keshtuqe s’kam as poste elektronike .
Tipi i personelit i pergjigjet:nese nuk ke nje adrese per posten elektronike,do te thote qe virtualisht….nuk egziston,dhe si rrjedhim …nuk mund te te pranoj ne pune.
I shkreti,i deshperuar,vetem me 10$ ne xhep,doli dhe s’dinte nga te mbytej.
Vendosi atehere qe te shkonte ne nje supermarket,ne te cilin bleu nje arke me domate,dhe filloi ta shiste dere me dere.dhe pa qe ne rreth 2 ore,kishte dyfishuar kapitalin e tij fillestar,dhe duke e perseritur gjithe diten kete marifet,arriti ne darke me 160$.
Duke pare rezultatin e dites se pare,vendosi qe mund te siguronte jetesen e tij edhe ne kete menyre,keshtu qe me pas bleu nje karroce,dhe pas karroces,nje camion,dhe fale punes se tij,arriti te kishte nje flote te tere kamionesh per shitje.Dhe mbas 5 vjetesh arriti qe te behej nje nga pronaret me te medhenj te nje sere supermerkatesh ne amerike.Atehere vendos qe te mendoje dhe per te ardhmen,dhe vendos te siguroje jeten e tij dhe te te afermeve te tij.Kontakton nje asikurator,zgjedh kriteret qe atij i dukeshin me te pershtateshme,dhe me ne fund,kur nepunesi i sigurimeve i kerkoi adresen e postes elektronike,ai ju pergjigj se s’kishte kompiuter.
“e cuditeshme,keni krijuar nje mbreteri rreth vehtes dhe s’keni as nje e-mail.Imagjino se c’do te kishit bere po te kishit kompiuter!!!!”
Bossi u menda nje cike…dhe tha:”do te isha punetor pastrimi tek Mikrosoft”
Morali i historise:
1-interneti nuk te shpeton nga hallet
2-po te duash te punosh tek mikrosoft,kerko te kesh nje e-mail
3-edhe pse s’ke nje e-mail,po te punosh shume…mund te behesh milardier
4-nese po e lexon nga kompiuteri kete histori,ke me shume probabilitete qe te punosh pastrues tek mikrosofti,sesa te behesh milardier.
Falemderit Edrus !


Responses

  1. ndrushova ngjyrat se nuk e lexoja dot – tetena

  2. te lumte !

  3. mire e bere,se une “teta pertacia” s’e morra mundimin:)

  4. shum e mir brravooooooooo….


Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

Categories

%d bloggers like this: